“Ke tre shqiptarë nga pas”, kërcënohet Ministri Salvini

“Ke tre shqiptarë nga pas”, kërcënohet Ministri Salvini Pëlqej0

Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini i cili ka marrë nisma shumë të forta ndaj emigrantëve, ka marrë një kërcënim.

Kërcënimi është shkruar në një letër, e cila është bërë publike nga vetë ministri në rrjetet sociale.

Letra anonime ka mbërritur në Selinë e Ministrisë, ka zbuluar Salvini.

E shkruar me një gramatikë të keqe në Italisht, aty lexohet: “ke 3 shqiptarë nga pas, do ekzekutohesh, je derr, gay”, etj…

Ndërkohë, komenti i Salvinit në rrjetet sociale ishte: “Eci përpara në punën time, puthje e përqafime”. /albeu.com/


Shtuar 1.12.2018 21:49