KE: Të rivendoset dialogu në parlament
Natasha Butler, zëdhënëse e kabinetit të Komisionerit të BE-së për Zgjerimin Stefan Fyle, ka shprehur zhgënjim për faktin se politika shqiptare nuk po gjen ende kompromis në parlament.

“Ajo qe eshte e domosdoshme ne çdo demokraci te shendoshe eshte funksionimi i nje dialogu politik midis qeverise dhe opozites. Per te pasur nje dialog politik, ky duhet te bazohet ne respektin reciprok dhe jo ne retorike”, ka thënë Butler.
Sipas saj, kjo kerkon nje komunikim te shendoshe mes anetareve te qeverise dhe te opozites. Pra, ne e kemi shprehur kete fare qarte ne paketen e zgjerimit per vitin 2010 qe ne Shqiperi eshte e domosdoshme te gjendet nje zgjidhje per krizen politike, qe qeveria dhe opozita te gjejne rrugen e dialogut, te bashkepunimit.

Lidhur me protestën e paralajëmruar nga opozita më 21 janar 2011, Butler thënë se ne nje demokraci eshte krejt normale te kete ide te ndryshme dhe njerez qe mendojne ndryshe nga njeri-tjetri.

“Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe qeveria dhe opozita te bejne te gjitha perpjekjet e duhura per te dialoguar me tone te qeta, per te gjetur nje zgjidhje, e them edhe njehere, duke respektuar njeri-tjetrin. Kjo duhet bere ne menyre qe Shqiperia te mos vonohet me. Nese ndodhin gjera te padeshirueshme, nese Shqiperia nuk zbaton rekomandimet e Komisionit Evropian, qe jane 12 te tilla thelbesore, nese ajo nuk aprovon ligje me shumice te kualifikuar per te arritur normat evropiane, atehere ajo rrezikon te vonohet dhe te mbetet pas vendeve te tjera qe kane kerkuar, si edhe ajo, te pranohen ne Bashkimin Evropian", deklaroi zëdhënësja e kabinetit të komisionerit Stefan Fyle. (alsat)
Shtuar më 19/01/2011, ora 14:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori