"Kaubojsi": Kam prova të forta për manipulimin e votave të 30 Qershorit
Eduart Ndocaj, i njohur nfdryshe si "Kaubojsi", në zgjedhjet lokale të 30 qershorit qëndronte përballë rivalit të tij Pjerin Ndreu i cili mori postin e kryetarit ë bashkisë Lezhë.

Pas shpalljes së fituesve, Eduart Ndocaj thotë se ka prova të mjaftueshme që provojnë se rezultati i 30 Qershorit është i manipualuar dhe tregon se ka përgatitur dosjen e të dhënave me të cilët do të bëjë ankimimin e tij pranë Kolegjit Zgjedhor.

“Kemi prova që kanë votuar për qytetarët që votojnë jashtë vendit dhe nuk kanë qenë fare në Shqipëri. Kemi prova që janë kërcënuar qytetarë por edhe unë personalisht nga njerëz të panjohur por që flasin në emrin e Pjerin Ndreut. Kemi prova gjithashtu edhe për manipulimin me 900 vota vetëm në një qendër votimi.

Kam në plan ti ankimoj këto zgjedhje farsë dhe të manipuluara në Kolegjin Zgjedhor dhe aty do të paraqëes të gjitha provat që faktojnë manipulimin e zgjedhjeve”, deklaraoi Ndocaj për mediat.

Shtuar më 04/07/2019, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori