Katër javë në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja fiton betejën me koronavirusin
Një 70 vjeçar nga
Kruja, ka fituar
betejën me koronavirusin, pasi ka qendruar për katër javë me radhë në reapartin e terapisë intesive, në spitalin
Infektiv.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se gjithçka ka ndodhur falë punës së
palodhur të mjekëve.
“Çdo ditë stafi
mjekësor i spitalit
infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim
mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë
betejën me virusin e rrezikshëm covid 19!
Me punë të
palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga
Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi
Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin
infektiv, e kanë fituar
betejën me sëmundjen, falë trajtimit
mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të
palodhur të Infektivit’, shkruan Manastirliu.
Shtuar më 27/04/2020,
ora 10:32