Ka kushtuar miliona euro, brenda shtëpisë “përrallore” të Jannifer Lopez dhe Ben Affleck (FOTO LAJM)

Duket se gjërat mes çiftit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shkojnë në drejtimin e duhur.

Aktori i famshëm i propozoi sërish këngëtares me famë botërore, një vit  pas ribashkimit dhe 20 vjetpasi ai propozoi për herë të parë.

Sipas burimeve, një dasmë mund të vijë më shpejt, dhe tani pas lajmeve të fundit bën sens. Dyshja sapo kanë blerë një shtëpi e cila është super e madhe. Shtëpia ka gjithçka që mund të dëshironi brenda, duke përfshirë një kinema të përshtatshme, shumë dhoma gjumi se duhen për të gjithë fëmijët e çiftit.

Ben Affleck ka tre fëmijë, Violet, 16, Seraphina, 13 dhe Samuel, 10, me Jennifer Garner, dhe Jennier Lopez ka binjakët 14-vjeçarë, Max dhe Emme, nga martesa e saj me Marc Anthony.

Dyshja e famshme thuhet se kanë qenë në kërkim të shtëpisë për muaj të tërë për të gjetur vendin e përsosur për t’u vendosur me familjen e tyre të madhe. Shtëpia e re ka qenë në pronësi të ish-të fejuarit të Mariah Carey, James Packer për vite me radhë, dhe ai thuhet se e bleu atë për 60 milionë dollarë.

Duke pasur parasysh tregun e pasurive të paluajtshme, pritej që shtëpia të shkojë edhe më shumë se kaq, gjë që nuk duhet të jetë problem për çiftin, të cilët thuhet se kanë kërkuar prona në rangun prej 85 milionë dollarësh ose më të lartë.