"Karta e studentit, kartë e djegur"/ Studentët në protestë sot tek Bashkia e Tiranës (FOTO LAJM)

hjetori i vitit të kaluar ishte më i zhurmshmi që nga dhjetori i vitit 1990, vit kur shënon edhe me rënien e komunizmit, madje u quajt edhe si dhjetori i dytë.

Dhe kishim një arsye të fortë për këtë, studentët u ngritën në protestë për të protestuar për një arsim më cilësor, dhe shkaktoi një kaos të madh në qeveri, ku si pasojë kryeministri Rama shkarkoi mbi 70% të ministrave.

Në thelb protesta kishte 8 pika, ku edhe u premtua nga kryeministri që do të plotësoheshin, por akoma nuk është bërë asgjë kanë mbetur vetëm në premtime.

Një ndër pikat ishte edhe karta e studentit me të cilën po abuzohet shumë.

Lali Eri ka filluar propagandën e tij duke e quajtur kartën e studentit si një histori suksesi, por në të vërtetë ajo kartë vetëm për studentët nuk është pasi nuk u shërben për asgjë.

As tek gjëja më minmale nuk shërben, tek marrja e abonesë së studentit.

Një grup studentësh kanë vendosur sot që të protestojnë në shenjë simbolike përballë bashkisë së Tiranës në orën 12.

/Ariglon Pali/Boldnews.al/
Shtuar më 13/06/2019, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori