Kaq ishte, Seldi dhe Sindi i japin fund romancës pas 3 muajsh? (FOTO LAJM)

Në muajin shtator Seldi bëri publike lidhjen e tij të re me një vajzë bukuroshe të quajtur Sindi Cela.

Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku çifti shkëmbente një puthje në buzë, ndërsa të gjithëve na shkuan sytë tek unaza në gishtin e Sindit, e cila dukej si një unazë fejese.

Ata treguan nëpër intervista të ndryshme se janë njohur në një koncert në Itali më 14 shkurt dhe më pas gjërat erdhën gradualisht, ndonëse pranojnë se ishte dashuri me shikim të parë.

Sindi tregoi se gjërat erdhën në mënyrë spontane dhe se muajit e karantinës i kaluan së bashku, pasi Seldi mbeti në Belgjikë, ku ajo jeton.

Vetëm pak ditë pas konfirmimit të lidhjes u tha se ata po shkojnë drejt martesës, por Seldi ka mohuar këto lajme, duke thënë se mediat e kanë ekzagjeruar dhe se e kanë bërë me fëmijë, por në fakt është thjesht në lidhje.

Madje, edhe projekti më i fundit muzikor i këngëtarit ‘Nutella’ është një dedikim për Sindin. Kënga ishte punuar vite më parë, por ishte pikërisht modelja ajo që e shtyu ta publikonte.

Mirëpo së fundmi mediat po aludojnë se ata mund të jenë ndarë dhe shkak janë bërë rrjetet sociale.

Çifti jo vetëm që ka fshirë fotot me njëri-tjetrin nga Instagrami, por po ashtu nuk ndiqen më. Kaq ka mjaftuar që fansat të mendojnë se diçka ka ndodhur.

Mirëpo, deri tani asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre zërave dhe nuk mund të themi me siguri se janë ndarë.

Raste të shumta kanë treguar se Instagrami nuk është gjithnjë një tregues andaj le të presim derisa të reagojnë.
Shtuar më 05/12/2020, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori