Kapte me forcë vajzat e mitura, policia kërkon ndihmë për arrestimin e 34 vjeçarit
Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Destan Qorrit nga Drenasi.

Sipas policisë, Qorri akuzohet për tri vepra penaledhunim, sulm seksual dhe kanosje”, ku viktimat janë femra (të mitura).

“Referuar tri veprave penale (Dhunim, Sulm seksual dhe Kanosje) që kanë ndodhur në rajonin e Drenasit, ku viktimat janë femra (të mitura), Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar; DESTAN QORRI (1986).Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij ta njoftojnë policinë në numrin 192 “, thuhet në njoftimin e policisë./ Telegraf

Shtuar më 17/01/2020, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori