Kapja e vëllezërve Basho, reagon Lleshaj
Ditën e sotme Policia ka ndaluar shtetasin Tesilvan Basho dhe vëllain e tij Stalino Basho në Selenicë të Vlorës.

Pas këtij operacioni ka reaguar ministri i Brendshëm Sandër Llesha

Në një mesazh në rrjetet sociale ai iu është drejtuar qytetarëve vlonjatë duke u shprehur se sot ata duhet të ndihen më të qetë.

"Por kjo është vetëm NJË goditje e radhës në serinë e pandalshme që vijon. Vullneti politik për luftën kundër krimit, është i paepur", shkruan Lleshaj.

Ashtu sikundër konfirmoi dhe ministri Lleshaj, operacioni do të vazhdojë dhe pritet që së shpejti të kapen 10 persona me rrezikshmëri të lartë kriminale në Vlorë.

Postimi i plotë
Policia e Shtetit arrestoi sot në Selenicë një ndër kriminelët më të rrezikshëm në vend, një vrasës të shumëfishtë, të arratisur nga burgu në Itali dhe të dyshuar edhe për vepra të tjera të rënda.

Finalizimi i suksesshëm i këtij operacioni provon qartazi nivelin e integritetit dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, e cila po e rrit përditë forcën e saj goditëse ndaj krimit.

Por kjo është vetëm NJË goditje e radhës në serinë e pandalshme që vijon. Vullneti politik për luftën kundër krimit, është i paepur.

Policia e Shtetit është plotësisht e motivuar dhe mbështetja e bashkëpunimi i qytetarëve për të, në funksion të një Shqipërie me të drejtë dhe më të sigurtë, është në rritje të vazhdueshme.

Vlora duhet të ndihet sot edhe më e qetë dhe më e sigurtë, ndërsa Policia e Shtetit më krenare për operacionin e planifikuar dhe finalizuar me mjeshtëri profesionale.

Përgëzime dhe respekt për të gjithë ata pjesëtarë të PSH që kontribuuan në këtë sukses.

Ndërkohë, operacioni vazhdon.


Shtuar më 16/10/2019, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori