Sulmohet kandidati për deputet i LSI-së, Ralf Gjoni
Kapet "xhepisti" i të sëmurëve në Fier
Policia e Fierit raporton se ka vënë në prenga një shtetas 62 vjeçar i cili ishte kthyer në "makthin" e të sëmurëve në në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier.

Ky shtetas duke përfituar nga gjendja e pacientëve arrinte tu vidhte sendet përsonale.

Njoftimi:

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ky shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme ka kryer disa vjedhje, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë e mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të shtetasit G.T., I.D, dhe A.Gj".

Policia vijon punën për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes të kryera nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhja".
Shtuar më 02/02/2019, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori