Kapet vrasësi me pagesë në Shkodër
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor "Mision i pamundur" duke arrestuar një 48-vjeçar.

Dyshohet se ky shtetas është përdorur nga grupe kriminale për vrasje me pagesë.

Policia së bashku me "Shqiponjat" kapën në fshatin Guri i Zi, G. B, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim dhe dhunë në familje.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi, në një çantë krahu që mbante me vete i është gjetur një armë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë luftarak.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit dhe motomjeti pa targa.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e arsyes së qarkullimit me armë zjarri me silenciator dhe motomjet pa traga.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje"
Shtuar më 03/07/2020, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori