Kapet vajza në Durrës, çfarë i gjeti Policia
Një 21 vjeçare është vënë në pranga në Durrës. E reja është arrestuar nga policia pasi akuzohet për shpërndarje së drogave të forta në doza të vogla.

Ajo u kap me 13.5 gr. kokainë.

Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçare.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /albeu.com/

Shtuar më 20/02/2020, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori