Kapet një trafikant droge në Sarandë, 52-vjeçari grek kërkohej nga Interpoli
Pëlqej
Një trafikant droge është kapur në Sarandë, ndërsa kërkohej nga Interpoli. Bëhet fjalë për një trafikant grek, i cili është prangosur mesnatën e kaluar në qytetin e Sarandës, në afërsi të Hotel Butrint.

52-vjeçari Jorgos Theodhor Demiris, lindur në Dhelvinaqi të Janinës dhe banues në Janinë, u ndalua pasi në ngarkim të tij, kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Interpol Athina, për "trafik droge".

Materialet proceduriale në ngarkim të tij, i'u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për ekstradimin e tij drejt Greqisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori