Kapet "skifteri" i makinave luksoze, futen në Shqipëri "Audi", "Range" dhe "BMW' super të shtrenjta
Policia e Barit ka shkatërruar një grup kriminal i cili grabiste makina luksoze në Itali për t’i shitur më pas në Shqipëri.

Autoritetet italiane kanë vënë nën hetim 6 persona, 5 shtetas italianë dhe 1 shqiptar.

Sipas hetimeve ky grup kriminal ka transportuar në Shqipëri me dhjetëra makina të vjedhura.

Deri më tani janë gjurmuar e gjetur në Shqipëri 10 automjete, 7 Range Rover, 2 Audi Q5 dhe një Audi A4.

Pasi grabitjes automjeteve u falsifikohej numri i serisë, targa, leja e qarkullimit si dhe sigurimi i makinës.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur pas denoncimit të një shtetasi italian për grabitjen e automjetit të tij tip Range Rover.

Pas këtij denoncimi policia italiane ndaloi në portin e Barit, 2 persona ndërsa po niseshin drejt Shqipërisë me 2 automjete luksoze të tipit Audi Q5 e Range Rover, që të dyja të vjedhura pak ditë më parë në Itali.

Për transportimin e automjeteve në Shqipëri paguheshin persona të padyshimtë nga autoritetet policore, që më pas riktheheshin në Itali me avionët e linjës.
Shtuar më 03/04/2019, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori