Kapet peshkaqeni vrasës në brigjet e Vlorës (VIDEO)
Pëlqej
Një peshkaqen i përmasave të frikshme, 3 metra i gjatë dhe 100 kg është kapur 3 milje larg ishullit të Sazanit.

“Ky është peshkaqeni dem. Është një rast tejet i veçantë sepse hyn në speciet agresive.

Po në të njëjtën periudhë vjet është kapur një tjetër peshkaqen.

Të tilla specie konsiderohen të rrezikshme”, tha Sherif Durmishi, kapiteni i anijes.

Verën e kaluar, në të njëjtën kohë në grepat e peshkatarëve ka rënë e njëjta specie peshkaqeni por kësaj here në Himarë.
Shtuar më 20/10/2018, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori