Kapet pas 3 ditësh grabitësi i karburantit në Tiranë
Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e një pike karburanti të ndodhur mbrëmjen e datës 24 janar në SaukVjetër, në kryeqytet.

Policia bën me dije se shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, ndaluan sot autorin e dyshuar të grabitjes K.B., 26 vjeç.

Njoftimi:

Policia zbardh vjedhjen e një pike karburanti të ndodhur mbrëmjen
e datës 24 janar në SaukVjetër.

Identifikohet dhe ndalohet autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, ndaluan shtetasin:

K. B., 26 vjeç.

Ky shtetas më datë 24.01.2019, në SaukVjetër, dyshohet të ketë vjedhur në një pikë karburanti 25 000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Shtuar më 27/01/2019, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori