Kapet "njeriu i verbër": Kush është shqiptari në Itali, pjesë e bandës së rrezikshme
Policia Italiane ka arrestuar personin efundit nga banda shqiptare që operonte në zonën e
Asti, veçanërisht në ato të Nizës dhe Canellit.
Operacioni i koduar “Lulet e Lindjes” vuri në pranga plot 24 persona ndërsa ditën e sotme është arrestuari i kërkuari fundit, ai është një 23 vjecar që kishte ardhur nga
Porti i
Vlorës.
Sipas policisë, Seksionit Kundër Drogës, në bashkëpunim me zyrën kufitare në portin Brindisi, kanë gjurmuar një 23-vjeçar, i akuzuar si pjesë e shoqatës kriminale
Asti, me nofkën “njeri i verbër”, i ardhur nga
porti shqiptar i
Vlorës.
Roli i shqiptarit në grupin kriminal, ishte të bënte furnizime të shumta të kokainës në rrugët e qytetit dhe në krahinë për dhjetëra mijëra euro.
Grupi i shqiptarëve mendohet se është i një rrezikshmërie të lartë. Ata akuzohen për trafik droge, rrëmbim personi, dhe prostitucion.
Shtuar më 30/07/2020,
ora 10:16