Kapet në Kapshticë 36-vjeçari i shumëkërkuar në Gjermani
Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin D.P, pasi rezulton i dënuar me 6 vite burg në Hamburg për veprën penale “Krime që lidhen me drogën”.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë nga policia kufitare në Kapshticë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Sipas policisë, ky shtetas në hyrje të kufirit shqiptar nuk deklaroi disa pajisje elektronike, me qëllim që të shmangte detyrimet doganore.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana është arrestuar provizorisht shtetasi D. P., 36 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Greqi, pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata Rajonale Hamburg, Gjermani, për veprën penale “Krime që lidhen me drogën”.

Nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare të Kapshticës, këtij shtetasi i janë konstatuar edhe disa pajisje elektronike të cilat ky i fundit nuk i kishte deklaruar në kufi me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Ndaj tij, specialistët e seksionit për Krimin Ekonomik referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për pajisjet e padeklaruara në kufi, si dhe u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë”- thotë policia. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2019, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori