Kapet në Athinë shqiptari që theri për vdekje një shtetas afgan

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 22 dhjetorit më Greqi, ku u raportua se një shqiptar ka therur me thikë një shtetasafgan

Ndërkohë mësohet se autori i vrasjes është arrestuar ditën e sotme në Kryeqytetin grek. 

Sipas mediave greke, shqiptari qëlloi 3 herë me thikë shtetasin afgan në mes të rrugës në lagjen “Omonia”. Identiteti i tij nuk është bërë me dije.

Raportohet gjithashtu se në momentin e krimit bashkë me të ka qenë edhe një person i dytë, i dyshuar shqiptar

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, ndërkohë policia e Athinës është duke vazhduar hetimet. /albeu.com/


Shtuar 24.12.2018 10:22