Kapet me kanabis në lokal, arrestohet 44-vjeçari në Pogradec
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.B, 44 vjeç, banues në qytetin liqenor.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të këtij shtetasi në lagjen nr.2, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Shtuar më 30/07/2019, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori