“10 vitet e para të martesës nuk e duroja dot burrin tim”, Michelle Obama “befason” në intervistën e fundit

Michelle Obama, bashkëshortja ish-presidentit të SHBA, Barack Obama ka folur së fundmi për vitet e para të martesës të saj.

Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve ka folur për “REVORT Studios” duke thënë se për 10 vite nuk e duronte dot bashkëshortin e saj. Michelle rrëfen se pas ardhjes në jetë të dy vajzave të tyre, Sasha dhe Malia, marrëdhëniet në çift u tensionuan. “Për dhjetë vjet nuk e durova dot burrin tim”, tha ajo.

Ndërsa ajo kujdesej për vajzat, Barack Obama shijonte kohën e tij në palestër ose duke luajtur golf.

 “Martesa nuk është kurrë 50/50. Zakonisht është 70/30, ndonjëherë është 60/40 ”, tha ajo pasi kujtoi periudhën kur burri i saj ishte fokusuar në karrierën e tij politike në fillim të viteve 2000 dhe mungonte vazhdimisht në shtëpinë e tyre.

Në lidhje me fëmijët e tyre dhe nëse i plotësonte nevojat e tyre, ajo shpjegoi: “Fëmijët janë si terroristë. Kanë kërkesa, nuk flasin, nuk merren vesh, qajnë gjatë gjithë kohës.  Kështu, domosdoshmërisht detyroheshim të ktheheshim kundër njëri-tjetrit”.

Së fundi, Michelle e mbylli me një mesazh për çiftet e reja: Mos u dorëzoni kurrë, ndjenjat ndryshojnë dhe duhet të jeni të duruar.