Kapet lezhjani i dënuar në Itali për trafik droge
Një 48-vjeçar nga Lezha, i dënuarItali për organizatë kriminale dhe trafik droge është arrestuar nga policia shqiptare.

Shqiptari me iniciale A.L., pas procedurave do të ekstradohet në Itali.

"Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 13 vite burg, për kryerjen e veprës penale "Organizatë kriminale me qëllim trafik të narkotikëve", parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian", sqaron policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 10/05/2019, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori