Pozitiv me COVID-19, 28-vjeçarja nga Elbasani niset me urgjencë drejt Tiranës

Një vajzë e re është dërguar me urgjencë drejt Infektivit pasi dyshohet se është infektuar me COVID-19.

Bëhet fjalë për një 28 vjeçare në Elbasan që është paraqitur në urgjencë me vështirësi në frymèmarrje.

Pasi i është bërë tamponi, u konfirmua se ishte e infektuar me COVID-19.

Burimet thonë se gjendja e saj është jo e mirë dhe është bërë transportimi drejt Covid-2 në kryeqytet për të marrë mjekimin e duhur. /albeu.com/


Shtuar 18.07.2020 19:12