Lë pas historinë e dashurisë me Oriola Marashin, zbulohet e dashura e re e Eros Grezdës (VIDEO)

Eros Grezda ka lënë pas historinë e tij me Oriola Marashin.

Futbollisti ka nisur një romancë të re me Ajsel Abazin. E dashura e re e Grezdës nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi ajo ka lidhje familjare me aktoren Almeda Abazi.

Ajsel është kushërira e moderatores. Lajmin e ka bërë me dije vetë Grezda me anë të një story në Instgram ku duket duke darkuar vetëm për vetëm me të dashurën e re.