Fjolla Morina dhe Fisnik Syla rikthehen pas divorcit të bujshëm? Vjen reagimi i biznesmenit (VIDEO)

Lidhja me Fjolla Morinën e bëri atë një personazh mjaft të komentuar në mediat rozë. U kuptua besoj se po flasim për biznesmenin Fisnik Syla.

Ndarja e tyre ishte ajo që bëri akoma më shumë bujë, ndonëse asnjëri prej tyre nuk foli publikisht për arsyet që i çuan në këtë vendim.

Mirëpo, prej disa ditësh tashmë rrjeti po gëlon, ku thuhet se Fisniku dhe Fjolla Morina kanë lënë pas mëritë dhe janë bërë bashkë.

U përfol gjithashtu se dyshja ndodhen së bashku me pushime jashtë vendit, por një gjë e tillë nuk u konfirmuar nga asnjë prej vetë protagonistëve.

Të paktën deri tani. Së fundmi, Syla ka publikuar një video nga pushimet e tij në Milano. Në video teksa tregon vendin ai shprehet:

“Sot jemi 18 janar 2023, portalet ende flasin, Fisniku është ndarë, s’është ndarë, Fisniku andej, Fisniku këndej, unë vetëm di të them se ne punojmë shumë edhe e shijojmë jetën kështu që shikoni vetë.”