Kapet autori që eliminoi në sy të fëmijës dhe gruas producentin shqiptar (FOTO LAJM)

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit, Flamur (Alex) Beqiri për Krishtlindje në Britani, pranë vilës së tij 1.5 milion paund.

Sipas mediave, një 22-vjeçar nga Suedia ka rënë në pranga për vrasjen e shqiptarit. Ai është arrestuar në aeroportin e Kopenhagenit në Danimarkë, teksa po kthehej nga Tajlanda.

FlamurAlexBeqiri, 36 vjeç, ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave në Suedi, ku dikur ishte një nga burrat më të kërkuar të vendit.

Ai u vra para gruas dhe fëmijës së tij ditën e Krishtlindjes në Londër. Alexi, ishte vëllai i modeles shqiptare Missé Beqiri.

Misse Beqiri u bë e njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Tani punon si modele dhe është ndër më të paguarat në botë.


Shtuar më 22/01/2020, ora 08:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori