Kapet autori i vrasjeve në Shkodër, Admir Tafili
Arkiv
Vihet në pranga Admir Tafili, i dyshuar si autor i vrasjes së dy vëllezërve Pjetrushi mëngjesin e sotëm në Shkodër. Tafili është arrestuar nga policia e Tiranës. Nik dhe Gjovalin Pjetrushi, dy vëllezërit e ish shefit të krimeve në Shkodër, Prel Pjetrushi, u vranë sot në dalje të banesës së tyre në fshatin Grudë të komunës Rrethina.

Policia bëri me dije se pista kryesore e vrasjes lidhet me arratisjen e Admir Tafilit, i cili u arratis nga burgu i Shën Kollit në Shkodër disa muaj më parë, gjatë vitit 2010.

Prel Pjetrushi në kohën kur ushtronte postin e shefit të krimeve në Shkodër dyshohet se ka vrarë babain e Admir Tafilit gjatë operacionit kur u vra edhe drejtori i policisë së asaj kohe në Shkodër, Arben Zylyftari.
Shtuar më 18/03/2011, ora 18:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori