Kapet 7 kg heroinë shqiptare, kush është "bosi" i arrestuar në Itali (VIDEO)
Policia italiane ka bërë të mundur ndalimin e 10 perosnave, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve të forta narkotike.

Gjatë operacionit karabinierët kanë sekuestruar 7 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, e cila raportohet se vinte nga Shqipëria me qëllim kalimin në tregun italian.

Siç raportojnë mediat lokale në Itali, në mesin e të arrestuarve është edhe një shqiptar i njohur si Arjon Veliu, 37 vjeç.

Zbulimi i grupit kriminal ka ardhur pas përgjimeve të tabulateve telefonike të të arrestuarëve.

Policia italiane ka sekuestruar gjithashtu një sasi të madhe parash kesh, të cilat i kishte përftuar grupi nga aktiviteti i paligjshëm i drogës.

Dyshohet se paratë e siguruara janë përdorur në blerjen e disa shtëpive në Itali në përpjekje për të fshehur aktivitetin e paligjshëm. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2018, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori