Bashkëpunimi komunitet-polici, vë në pranga një 33-vjeçar për
armëmbajtje pa
leje.
Sekuestrohen armë zjarri, pushkë
sportive, fishekë luftarakë, armë të ftohta, dhe sende të tjera të
kundraligjshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, mbi bazën e informacioneve të marra nga qytetarët, se një shtetas mbante në banesë armë zjarri e sende të tjera të
kundraligjshme, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Titanium”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Gj. M., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
• Një armë zjarri pistoletë; një pushkë
sportive; 92 fishekë luftarakë; një thikë; një shufër metalike; 11 ora dore dhe një set me enë kuzhine, të
kundraligjshme.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. M., për veprat penale “
Mbajtja pa
leje e
armëve dhe e municionit”, “
Mbajtja pa
leje e
armëve
sportive” dhe “
Mbajtja pa
leje e
armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Shtuar më 05/10/2019,
ora 11:06