Xhaka te Leverkusen? Problem janë paratë

E ardhmja e Granit Xhakës ende nuk është vendosur, ndonëse mesfushori e ka të qartë se nuk ka më vend për të te Arsenal.

Mediet britanike raportojnë se Xhaka do të transferohet në Gjermani te Bayer Leverkusen, megjithatë duket se mes palëve ende nuk ka një marrëveshje.

Arsenal synon ta lërë mesfushorin të largohet drejt Leverkusen-it vetëm nëse Bayer ngre ofertën e parë që bëri për lojtarin, duke e çuar në 20 milionë euro, shifër e kërkuar nga “The Gunners” për Xhakën./ REL


Shtuar 1.07.2023 18:03