Kapen shqiptarët me armë e drogë në Itali, dyshojnë se i futi në kurth bashkëpunëtori italian
Policia italiane kagoditur një tjetër grup të veprimtarive të paligjshme, ku janë përfshirë dhe dy shqiptarë.

Gjykata e Romës ka vendosur që të mos lërë në paraburgim Fatmir Filollin, 31 vjec, por ta detyrojë atë vetëm që të mos largohet nga provinca ku jeton, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Ndërsa, për shqiptarin tjetër është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”. Të dy shqiptarët janë kapur nga policia në Ardea, teksa në apartament kishin drogë dhe armë.

Karabinierët gjatë kontrollit kanë gjetur dy pistoleta të tipitt Beretta, ndërsa kanë sekuestruar edhe lëndë narkotike. Të dyja armët ishin plot me plumba, Dyshohet se të dy shqiptarët merreshin me lëndë narkotike, ndërsa banesa ishte marrë me qira.

Shqiptarët dyshojnë se për arrestimin e tyre janë tradhëtuar nga një bashkëpunëtor italian, që mesa duket ka njoftuar Policinë.
Shtuar më 25/05/2020, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori