Policia e Tiranës ka goditur një grup, i cili vidhte automjete gjatë
natës.
Operacioni i koduar "Shëtitësit e
natës", bëri të mundur parandalimin e vjedhjeve dhe kapjen e 2 shtetasve në flagrancë.
Këta dy
shtetas, konkretisht V. K., 31 vjeç dhe E. H., 32 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Tiranë ishin në tentativë për të vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. S., në rrugën “Mujo Ulqinaku”.
Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se
këta shtetas janë autorë të vjedhjes së një automjeti, në muajin shtator, në rrugën “Bogdanët”.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga
këta shtetas.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, në ngarkim V. K dhe E. H.
Shtuar më 24/10/2019,
ora 12:55