Kapën në Greqi dy shqiptarë me 42 kg heroinë dhe "Audi" luksoze
Departamenti i anti-drogës në Greqi ka sekuestruar 42 kilogram heroinë në Selanik duke arrestuar njëkohësisht 4 bullgarë dhe 2 shqiptarë si pjesëmarrës në trafikun e lëndë narkotike nga Turqia për në shtetin helen.

Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në dyert e dy makinave me targa bullgare në të cilën udhëtonin edhe 4 bullgarët e arrestuar.

Dy shtetasit shqiptarë 29 dhe 49 vjeç, udhëtonin në bordin e një Audi me targa shqiptare,i cili tashmë u sekuestrua prej anti-drogës greke.

Sipas policisë greke, forcat e ndërhyrjes në këtë operacion ishin me informata të sigurta dhe cilësia e heroinës ishte maksimale në 99.99%.

Në total u sekuestruan 81 pako me 42 kilogram gramë heroinë, 3 900 lekë shqiptare, si dhe 3 automjete që shërbenin për transportin e lëndës narkotike.

Të 6 personat e arrestuar janë lënë në burg pa afat ndërsa hetimet po vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar droge.
Shtuar më 20/09/2019, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori