Kapen me 35 kg heroinë, pranga dy shqiptarëve (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Policia italiane sekuestron 35 kilogramë heroinë gjatë një operacioni ku është bërë i mundur arrestimi i dy shqiptarëve Fatjon Muca dhe një tjetër minoreni. Gjatë kontrollit në një banesë në lagjen Bassanello në Padova, në laborator janë gjetur edhe peshore, përzjerës, ambalazhues e sende të tjera për përpunimin e drogës.

Bandën e kanë tradhtuar pikërisht dritat e lëna ndezur 24 orë, si dhe zhurma e mikserave dhe përzjerësve me të cilën përpunononin heroinën. Vlera e drogës së sekuestruar shkon tek 7 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori