Policia e Tiranës ka sekuestruar 10 kg
kanabis në një automjet në afërsi të Rinasit, ndërsa janë arrestuar 5 shtetas si posedues të lëndës narkotike.
Pesë personat e dyshuar janë vënë në pranga në kushtet e flagrancës nga ana e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, pasi blutë e kryeqytetit kishin marrë informacion se disa persona mirreshin me shitje të lëndëve narkotike.
Të arrestuarit janë Ergys Macuku, 31 vjeç banues në Tiranë ; Alban
Qira, 25 vjeç banues në Borizanë; Pëllumb
Qira 58-vjeç banues në Borizanë; Daniel Hida 33-vjeç banues në Tiranë; Erjon Daka 21-vjeç, banues në Tiranë.
Nga informacionet paraprake mësohet se droga kishte si destinacion tregun brenda Tiranës. /Albeu.com/
Shtuar më 14/10/2015,
ora 00:23