Kapen dy shqiptarët me çanta hashashi në krahë drejt Greqisë
Policia Kufitare ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë të cilët po transportonin një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike të llojit kanabis.

Dy të arrestuarit janë kapur pranë pikës jugore me Greqinë teksa në krahë kishin ngarkuar rreth 40 kg drogë.

Kjo nuk është hera e parë që identifikohen shtetas shqiptarë që transportojnë hashash të ngarkuar me çanta shpine, teksa policia greke kishte ngritur më herët shqetësimin për dy raste tek autoritetet shqiptare.

Për këtë arsye, Policia Kufitare ka përforcuar masat në kufirin e gjelbër, duke shtuar patrullimet./albeu.com/
Shtuar më 01/04/2019, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori