"Kape se e ke aty": Del videoja e arrestimit të Gjergj Cukalit (VIDEO)
Ditën e sotme është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen i ish policit Arben Bilalit, Gjergj Cukali. Zbardhja e autorit të ngjarjes erdhi pas gjetjes së ADN-së në shenjat e gishtave të lëna në makinën me të cilën Cukali u largua nga zona e krimit.

40 vjeçari është një personazh i njohur i botës së krimit në vend.
ai njihet ndryshe si "i forti i Myslym Shyrit".

Vrasja e Bilalit dyshohet të jetë kryer për arsye hakmarjeje.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Policia e Tiranës, pas një pune të mirëorgranizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur në datën 30.01.2019, ku në rrugën “Isuf Banka”, në Tiranë, mbeti i vrarë 50-vjeçari A.B.

Bazuar mbi provat e grumbulluara Policia e Tiranës organizoi operacionin duke e finalizuar me vënien në pranga të autorit të dyshuar GJ.C. 40 vjeç.

Shtuar më 31/05/2019, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori