"Kap ç’a t’kapësh", Ylli Manjani ironizon Rudina Hajdarin
Krijimi i partisë së re "Binda Demokratike" ka ngjallur mjaft reagime, mes tyre edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, përmes ironisë, ai na tregon edhe qëllimin e krijimit të kësaj partie, por edhe kush e financon.




Statusi i plote

Lajm:

Krijohet parti e re.

Quhet: Bindja Demokratike.

Përbëhet prej: Demokratësh të bindur.

Qëllimi: ti jepet edhe pak oksigjen qeverisë.

Motivi: për inat të Lulit.

Objektivi: kap ç’a t’kapësh.

Financohet nga: "sekret"

Koha e themelimit: shpejt e shpejt sa nuk ka ndërruar mendje PD.

Selia: godina e Kryeministrisë.
Programi: në hartim e sipër. ( coming soon) në varësi të situatës.

Slogani: opozitë e bindur e tigani plot.
——————
Konkluzioni:

Mirë ata që janë "bindur" nuk e kuptojnë dot se ku janë, po qeveria vërtetë beson se do mbijetojë me ta?!

Unë mendoj se jo…
Shtuar më 21/04/2019, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori