Kaos në ish-sheshin Shqiponja, policia thirrje për shoferët (VIDEO)
Pas bllokimit të qarkullimin në ish-sheshin "Shqiponja", ka filluar dhe kaosi mes automjeteve dhe trafik i rënduar.

Ndërkohë forca të shtuara policie janë vënë re që në orët e para të mëngjesit në këtë zonë, teksa Policia e Tiranës i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugët alternative përgjatë 4 muajve të punimeve për realizimin e këtij projekti, si dhe të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën e detyrueshme, për të mos sjellë pengesa në lëvizjen e mjeteve, sidomos atyre të urgjencës apo emergjencës.

Njoftimi
Shërbimet shtesë të Policisë Rrugore të Tiranës po menaxhojnë trafikun në rrethrrotullimin Shqiponja, gjatë fazës së avancuar të ndërtimit për projektin që ka si synim lehtësimin e lëvizjes për hyrje-daljet në Tiranë.

Policia Rrugore fton drejtuesit e mjeteve që të përdorin rrugët alternative përgjatë 4 muajve të punimeve për realizimin e këtij projekti, si dhe të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën e detyrueshme, për të mos sjellë pengesa në lëvizjen e mjeteve, sidomos atyre të urgjencës apo emergjencës.
Shtuar më 26/10/2020, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori