Kaos në "Astir", protestuesit bllokojnë rrugën
Pëlqej
Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë prej disa ditësh po protestojnë kundër projektit që prek banesat e tyre nga zgjerimi i rrugës.

Mengjesin e sotëm banorët e kësaj zone kanë dalë sërish në protestë duke bllokuar rrugën.

Ata kanë deklaruar se nuk do lejojnë prishjen e banesave deri në marrjen e dëmshpërblimit, ndërsa pas bllokimit të rrugës është krijuar një radhë e gjatë trafiku.

Në vend kanë shkuar forcat e policisë dhe po mundohen të negociojnë me banorët.

Nga ana e tyre banorët shprehen se projekti është zgjeruar dhe prek 490 objekte dhe jo 300 sa thotë qeveria.

Ata thonë se i kanë banesat në proces legalizimi, ndërsa nuk do lejojnë prishjen e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 08:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori