Njerëz të shtrirë nëpër rrugë, pamjet e para nga shpërthimi në Stamboll

Një shpërthim ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Stambollit në Turqi.

Mediat atje shkruajnë se disa persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës të dyshuar në Avenue Istiklal, afër sheshit Taksim. Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihen shumë njerëz të shtrirë në rrugë, përcjell Gazeta Express.

Shpërthimi ndodhi në një nga rrugët tregtare më të ngarkuara të qytetit, afër disa atraksioneve turistike.


Shtuar 13.11.2022 15:31