Kanos me armë kushëririn, arrestohet 62 vjeçari
Një 62 vjeçar është arrestuar në flagrancë pas kanosjes me armë të kushëririt të tij.

Arrestimi u bë pasi, në fshatin Kasaj, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri kushëririn, shtetasin R.A., 57 vjeç, banues në fshatin Kasaj, Tropojë.

62 vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Informacioni i Policisë

Kanos me armë zjarri kushëririn, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin Z.A., 62 vjeç, banues në fshatin Kasaj, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në fshatin Kasaj, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri kushëririn, shtetasin R.A., 57 vjeç, banues në fshatin Kasaj, Tropojë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e armës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Shtuar më 12/06/2019, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori