Kanë kryer mbi 100 vjedhje, arrestohen 3 shqiptar në Itali
Ditën e sotme policia italiane ka arrestuar 3 shqiptar të cilët akuzohen për mbi 100 raste vjedhjesh e grabitjesh, shkruan Albeu.com

Ata e kryenin aktivitetin e tyre në krahinat e Pordenone dhe Trevisos.

Sipas mediave italiane, 3 të arrestuarit funksiononin si një bandë e strukturuar, e cila përmes këtij aktiviteti të paligjshëm ka përfituar mbi 1 mln euro.

Tre të rijntë janë identifikuar si Danjel Prushi, i lindur në Krujë, Nikoll Dobrozi I lindur në Mamurras dhe Edmond Et’hemaj I lindur në Peqin.

Bëmat e grupit të shqiptarëve i cili u shkatarrua gjatë ditës së sotme, kryente edhe vjedhje aargjendarish prej aty mernin bizhu me vlerë të madhe. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori