Kandidat për kryetar në Bashkinë e Tiranës? Reagon Elvis Naçi
Emri i tij tashmë prej kohësh është lakuar në rrjete sociale si kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.

Për këtë vetë Elvi Naçi ka folur në News24 ku ka thënë se ai e ka vendosur që t'i rrijë larg politikës.

“Unë kam shumë respekt për të gjithë, por nuk e kanë informacionin e duhur se kam kohë që e kam deklaruar se nuk do merrem me politikë.

Sa Zoti të më ketë dhënë jetë unë do merrem me bamirësi.

Kam korsi të tjera për të vazhduar në këtë jetë. Unë e kam mohuar dhe e mohoj edhe sot në studio”,- tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2019, ora 23:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori