Vite më parë i vodhën shtëpinë në Mykonos, rastësia “ballafaqon” dy shqiptarë me grekun, çfarë ndodhi dje në Athinë

Dy shqiptarë 34 dhe 24 vjeç janë arrestuar nga autoritetet greke në Athinë, pasi u kapën mat nga personi, të cilit i kishin vjedhur shtëpinë disa vite më parë në ishullin e Mykonos.

Protothema.gr shkruan se dy shqiptarët ndodheshin në një qendër tregtare në Athinë, kur u ballafaquan sy më sy me 41-vjçarin që i kishin vjedhur shtëpinë. Në atë moment 41-vjeçari i njohu hajdutët, bërtiti dhe njoftoi policinë menjëherë.

Por dy shqiptarët ia mbathën, duke vrapuar për të shmangur arrestimin. Në qendrën tregtare u zhvillua skenë filmash mes dy shqiptarëve dhe grekut që donte t’i kapte, por pa sukses.

Pak më vonë ndërhyri dhe policia, e cila pas një ndjekjes disa orëshe bëri të mundur arrestimin e dy shqiptarëve./albeu.com/


Shtuar 25.06.2023 12:38