Kanceri i merr jetën bashkëshortes së John Travolta (FOTO LAJM)

Bashkëshortja e aktorit, John Travolta, Kelly Preston e ka humbur betejën me kancerin në gji dhe ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare.

Preston, e cila luajti në role përkrah aktorëve të njohur duke filluar nga Tom Cruise te “Jerry Maguire” tek Arnold Schëarzenegger në “Tëins”, ishte diagnostikuar me kancer të gjirit dy vjet më parë.

“Me zemër të thyer ju informoj se gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dyvjeçare me kancerin e gjirit. Ajo luftoi me guxim dhe kishte dashurinë dhe mbështetjen e kaq shumë njerëzve”, u shpreh aktori me hidhërim të madh.

Preston pati një karrierë të gjatë aktrimi në filma dhe televizion, herë pas here duke u shfaqur së bashku në filma me burrin e saj, përfshirë këtu edhe “Battlefield Earth” në vitin 2000.

Preston luajti përballë Kevin Costner në filmin For the Love of the Game, 1999 dhe në vitin 2004 u shfaq në videon e Maroon 5, She Will Be Loved.

Aktorët të cilët ishin bashkë prej 28 vjetësh, kishin 3 fëmijë. Preston dhe Travolta u martuan në një ceremoni në Paris në 1991 kur ishin në pritje të ëmbël të djalit të tyre të parë, Jett.

Jett vdiq në moshën 16 vjeçare në janar 2009 në shtëpinë e pushimeve të familjes në Bahamas. Vdekja çoi në një proces të gjatë gjyqësor pasi një shofer i ambulancës dhe avokati i tij u akuzuan se u përpoqën të zhvatnin 25 milionë $ nga aktorët në këmbim të mos lëshimit të informacionit për vdekjen e djalit të tyre.


Shtuar më 13/07/2020, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori