Kanabis, kallashnikov e armë gjahu: Policia bën kërdinë në Vlorë
Dy persona janë arrestuar, dy janë vënë nën hetim, ndërsa një 54 vjeçar është shpallurkërkim gjatë operacionit Tragjasi”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 53 kg kanabis, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta. Personi i shpallurkërkim është T. T., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon operacioni “Tragjasi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Kapet dhe vihet në pranga shtetasi i shpallurkërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Tragjasi”, finalizuar rreth 6 muaj më parë nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me forcat policore të Stacionit të Policisë Orikum, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë dy të tjerë, si dhe u sekuestruan 53 kg lëndë narkotike cannabis, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta, ka vijuar puna për kapjen e shtetasit që ishte shpallurkërkim.

Si rezultat i një pune të vazhdueshme është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasitkërkim T. T., 54 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar gjatë operacionit, ka kultivuar bimë të dyshuara cannabis sativa në disa parcela, në fshatin Tragjas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 26/01/2021, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori