PSG blen talentin 21-vjeçar, 10 nënshkrime gjatë merkatos së verës

PSG ka përmbyllur nënshkrimin e dhjetë në merkaton e verës. Skuadra pariziene njoftoi blerjen Bradley Barcola (francez 21-vjeçar), me të cilin ka firmosur për pesë sezonet e ardhshme.

Ish-lojtari i Lyonit transferohet në Paris për 50 milionë euro, 45 si shumë fike dhe 5 milionë në formë bonusesh.

Klubi kryeqytetas i përshpejtoi negociatat me Lionin këtë javë, pasi u bë e pamundur blerja e Kolo Muani (Frankfurit nuk e lejoi të largohej për më pak se 100 milionë euro).

Një vit më parë, anësori francez ishte i panjohur për botën e futbollit. Zbulimi i tij ndodhi në vitin 2023, pasi Laurent Blanc i dha besim dhe ai shkëlqeu në fushë.

Sezonin e kaluar në të gjitha garat numëron 7 gola dhe 10 asistime në 35 ndeshje. PSG e kishte monitoruar prej kohësh, madje trajneri Luis Enrique e kishte bindur personalisht që të luante për PSG-në.


Shtuar 1.09.2023 10:09