Edhe Bashkia e
Kamzës ka nderuar nëntetaren
Zarife Hasanaj duke e shpallur "
Nderi i
Kamzës", pas vdekjes.
Titulli iu dorëzua familjarëve nga kryebashkiaku Xhelal Mziu.
"Sot më datë 14.5.2019, bëmë një vizitë në familje dhe i dorëzuam titullin "
Nderi i
Kamzës", nëntetare
Zarife Muharrem
Hasanaj me motivacion: “Për trimëri, kurajo, sakrificë sublime deri në flijim dhe luftën kundër terrorizmit për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe paqësore në bazë të kuadrit të misionit ushtarak të NATO-s në Letoni".
Dëshmorja e Atdheut
Zarife Hasanaj ndërroi jetë në 6 Maj gjatë misionit të saj në Letoni, ku i shpërtheu një minë.
Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi, i cili
ndërroi jetë pak ditë më pas dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2019,
ora 10:09