Kamping në Jalë, Kryemadhi akuzon Ramën për kopje
Pëlqej
Kampit veror i LRI-së në Jalë është komentuar jo pak herë në media.

Kryemadhi këtë herë ka shkruar se kjo traditë do të vazhdojë, por duke thumbuar Ramën se ka tentuar ta kopjojë.

Postimi i plotë

Si çdo vit i nxehti i stinës do të freskohet me energjinë e LRI-së në Jalë.

Ka nisur sot kampingu politik i të rinjve të LSI-së, një traditë e bukur e huazuar dhe nga forumet e tjera të ngjashme, të cilat megjithatë nuk kanë mundur të “kopjojnë” dot aksionin dhe motivimin tonë, ku debatet dhe diskutimet nuk rreshtin as në orët e nxehta të ditës dhe as në ato të mbrëmjes.

Këto janë ditët kur të rinjtë mësojnë vlerat e politikës, por jo vetëm. Janë ditët kur ata “stërviten” për të qenë mbi të gjitha njerëz të mirë dhe qytetarë të ndershëm. Janë ditët dhe netët, kur edhe ne që jemi aty për t’i ndihmuar, dëgjojmë dhe mësojmë shumë për rininë, kërkesat dhe dëshirat e saj. Për ti dhënë këtij vendi një mundësi më të mirë, një shans më shumë dhe këtë padyshim do e bëjnë të rinjtë.

Me urimin për të kaluar ditë sa më energjike dhe të vlefshme i uroj LRI-së suksese në trajnimin e të rinjve, që do të jenë forca dhe motivimi ynë për betejat që na presin. /albeu.com/

Shtuar më 20/08/2018, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori